Ish-trajneri i Argjentinës për drejtuesit e kombëtares: Po të kisha një armë do t’i vrisja të gjithë
Pëlqej
Vendimi i Federatës Argjentinase të Futbollit për të hapur një seli në Spanjë për të zbuluar talentet e rinj duket se ka sjellë reagime të shumta në Argjentinë.

I fundit që ka reagur lidhur më këtë cështje është ish-trajneri i Argjentinës Cesar Luis Menotti i cili thotë: “Federata mendoi krijimin e një zyre në Spanjë, bleu tokën dhe po investon për godinën e re, ndërsa shumë skuadra në Argjentinë nuk kanë as ujë të pijshëm. Thotë se janë në kërkim të pasardhëve të Messi, por përse ata duhet të jenë vetëm në Europë dhe jo në Argjentinë”.

Më pas ai foli edhe më shumë më tone të ashpra ku tha: “Më vjen të shkoj të jetoj në Uruguaji dhe të largohem nga vendi im për shkak të këtyre drejtuesve që ka futbolli ynë që dështojë në fushë dhe jashtë saj. Do të merrja një pistoletë dhe do t’i vrisja të gjithë këta njerëz që po shkatërrojë futbollin dhe pasionin e një kombi për këtë sport”, deklaroi ai. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2018, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori