Ish-trajneri i Belgjikës akuzon babain e Courtoisit si spiun dhe tradhëtar
Ish-trajneri i Belgjikës, Mark Vilmots, ka zbuluar një detaj para ndeshjes me Italinë e fituar nga “axurrët” 2-0 (gol Xhiakerini e Pele).

Ish-trajneri ditën e djeshme, gjatë një interviste për “BeIN Sports”, ka sulmuar babanë e portierit të kombëtares belge Courtois, duke e akuzuar për spiunazh pasi, sipas tij, i ka zbuluar shtypit sekrete taktike, të cilat kanë favorizuar kundërshtarët.

“Po, e kam të sigurt, – është shprehur Vilmots, – që babai i Kurtuasë ka përhapur në media mënyrën sesi do luante skuadra ime në Europianin e 2016-ës. Një mbrëmje pashë në të gjitha faqet në ëeb se si do ishim rreshtuar në fushë dhe mendova menjëherë se me gazetarët do kishte folur një nga futbollistët”. Nuk mungoi replika e Tierri Kurtuasë: “Idiotësi, fantazi e vërtetë” përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2018, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori