Ish-trajneri i Bosnjës “vetëkandidohet” për stolin e Kombëtares
Trajneri i njohur boshnjak dhe legjenda e Jugosllavisë, Safet Sushiç, gjendet prej muajsh pa një skuadër, pasi u largua nga turqit e Akhisarit, dhe pas mbetjes bosh të stolit të Kombëtares, është "vetëkandiduar" në një farë mënyre.

Në një intervistë për "MONDO", ai shprehet se është gati të flasë nëse ka një ofertë, por për momentin nuk ka asgjë konkrete. "Nuk ka asgjë konkrete. Kam një mik në Paris, që është edhe krah i djathtë i presidentit të Federatës, Armand Duka. Takohemi shpesh, gjithsesi, jo për arsyen e postit të trajnerit. Deri më tani, nuk ka asgjë konkrete. Sigurisht që jam gati të bisedoj, nëse ka një ofertë. Për momentin, jam i lirë dhe nëse do të kontaktohem, do të flas. Por sidoqoftë, për momentin nuk ka asgjë konkrete" – shprehet Sushiç.
Shtuar më 25/03/2019, ora 18:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori