Ish trajneri i Francës: Kujdes, Shqipëria mund të na ndëshkojë
Pas humbjes fatkeqe me Zvicrën, vëmendja kthehet nga sfida e së mërkurës, që mund të jetë vendimtare për kuq e zinjtë. Vendasit e Francës vijnë të qetë në këtë sfidë për shkak të fitores 2-1 me Rumaninë, por jo shumë të qetë prej mënyrës së lojës.

Me Shqipërinë mund të sigurojnë kualifikimin, por për ish trajnerin Raymond Domenech, nuk do jetë dhe aq e lehtë:

“Pamë sesi Shqipëria, me 10 vetë, pa ndryshuar asnjë gjë, luftoi Zvicrën dhe për pak e barazoi. Kjo është një skuadër që mund të të bëjë dëm, që mund të të ndëshkojë, që është e aftë të të luftojë. Është një skuadër që mund të bëhet e rrezikshme nëse nuk e marrim seriozisht”, tha 64-vjeçari.
Shtuar më 13/06/2016, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori