E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Ish-trajneri i Liverpoolit pranë stolit të Leicester City-t
Brendan Rodgers ka marrë dritën jeshile nga Celtic për të hyrë në bisedime me Leicester City, me këta të fundit që shkarkuan trajnerin Claude Puel pas një sërë rezultatesh negative.

Trajneri irlandez është në krye të Celtic që nga viti 2016 dhe këtë sezon është duke udhëhequr kampionatin skocez me 63 pikë, i ndjekur nga Rangers i Steven Gerrad me 55 pikë.

Një rivalitet i fortë mes dy ekipeve këtë sezon, por që Rodgers do e braktisë për të vijuar karrierën te Dhelprat.

NderkoheRodgers më parë ka drejtuar Liverpool-in për tre sezone, Swanse-n, Watford-in dhe Reading.
Shtuar më 26/02/2019, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori