Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd
Schuster pranon se ai u përpoq të nënshkruante me mesfushorin e Chelseat, Cesc
Fabregas dhe me
Andres Iniesta sa ishte në krye të skuadrës.
Trajneri gjerman i pranoi këto fakte në librin e tij të ri, Amor a primera la vista, duke zbuluar se ai dëshironte që Reali të shkonte në një zbavitje blerjesh në sezonin e tij të dytë të ngarkuar.
“I kam vënë në tryezë emrat e Dani Alves (Sevilla), (David) Villa (Valencia) dhe
Fabregas (Arsenal), madje edhe kur pashë se asgjë nuk po ndodhte unë flisja për Luis Fabiano”, ka thënë fillimisht
Schuster.
“Ne biseduam me (
Andres)
Iniesta, i cili kishte një klauzolë largimi në Barcelonë prej 50 milionë euro, por ideja u hodh poshtë”, përfundoi gjermani.
Trajneri gjerman gjatë kohës së tij te Mbretërit fitoi titullin në La Liga në sezonin 2007–08 dhe Superkupën e Spanjës në vitin 2008./albeu.com/
Shtuar më 02/03/2018,
ora 11:11