Ish-trajneri i Udineses e konfirmon: Kisha kontakte me kombëtaren shqiptare
Pas largimit të Christian Panuccit të shumtë kanë qënë kandidatët potencial për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit.

Gjithsesi, Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi Edi Rejën në krye të ekipit kuqezi, të paktën deri në fundin e fazës kualifikuese të Euro 2020, me opsion edhe për një tjetër vit.

Një prej kandidatëve potencial për të marrë drejtimin e kuqezinjve ishte Francesco Guidolin. Ish-trajneri i Udineses, Parma e Monaco është kontaktuar në fakt nga krerët e lartë të FSHF-së, diçka e pohuar nga vetë ai.

"Ata zgjodhën Rejën dhe jam i lumtur për të, sepse e meriton. Jam i bindur se do të bëjë mirë. Shqipëria më kontaktoi edhe mua. U treguan shumë të sjellshëm me mua. Presidenti Duka është shumë i sjellshëm, por preferova të prisja për të parë rrjedhjen e ngjarjeve në këtë pikë të sezonit. "-tha Guidolin për "Calciomercato.ëeb".

Në të kaluarën e tij, 63 vjeçari ka drejtuar skuadra si Empoli, Atalanta, Udinese, Palermo, Gjenova, Monaco dhe Swansea City.
Shtuar më 27/04/2019, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori