Ish-trajneri i Unitedit: Liverpooli nuk e fiton Premier Leaguen
Ish-trajneri i Manchester Unitedit, David Moyes, beson se Liverpooli nuk është mjaftueshëm i mirë për ta fituar titullin e Premier Leagues këtë sezon, përkundër fillimit të mrekullueshëm që ka pasur deri më tani.

“Liverpooli kampionë? Jo, nuk mendoj kështu. Mendoj se ata kanë një skuadër shumë të mirë, por kur i shikon skuadrat e kaluara të Liverpoolit, ata ishin të mrekullueshëm, kur kishin Xabi Alonson, Javier Mascheranon, Steven Gerrardin dhe Fernando Torresin”, ka thënë Moyes.

“Edhe kjo është një skuadër e mirë e Liverpoolit, nuk e di nëse është po aq e mirë sa skuadrat e tjera të Liverpoolit”.

“Janë duke luajtur me një stil të mirë, sidomos lojtarët e fazës së sulmit janë të mrekullueshëm, dhe mendoj se për shkak të kësaj, ata me të vërtetë janë të rrezikshëm”, deklaroi skocezi.
Shtuar më 24/09/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori