Ish-trajneri i Zvicrës flet për festimin me "shqiponjë" të Xhakës dhe Shaqirit
Ish-trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka mbrojtur futbollistët me origjinë shqiptare, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, pas kritikave që kanë marrë këta dy për festimin e golave kundër Serbisë me shqiponjë. Sipas tij, ky festim arsyetohet pasi që ata ishin provokuar nga serbët.

Ata kanë folur edhe për nacionalizmin në futboll dhe Hitzfeld ka folur edhe për festimin me shqiponjë dykrenore të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit kundër Serbisë.

“Golat ishin një goditje çlirimi, lojtarët nuk e tejkaluan gjatë festimit – për këtë nuk duhet të diskutohet shumë. Ishte një ventil, që ata e hapën. Shoh shpesh ngjashmëri edhe në rastet e Gjermanisë”, tha Hitzfeld për "Blick", i cili vetë ka qenë në stadium dhe ka përjetuar fishkëllimat dhe “provokimet që i kanë bërë serbët Shaqirit dhe Xhakës.”

Hitzfeld në fund ka folur edhe për dy lojtarët turko-gjermanë Mesut Özil dhe Ilkay Gündogan, të cilët u fotografuan me Erdoganin. Sipas trajnerit veteran, “lojtarët në një moment nuk janë të vetëdijshëm se çfarë pasojash mund të sjellën, por kur presidenti i vendit tënd të pyet nëse mund të bëjmë një fotografi, atëherë në këtë moment nuk mund të thuash jo.”
Shtuar më 09/10/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori