Ish-trajneri lavdëron Sadikun: Lugano do ketë një tredhëmbësh mjaft të mirë në sulm
Rikthimi i Armando Sadikut, i njoftuar sot nga Lugano, nuk ka kaluar pa një deklaratë nga Livio Bordoli, trajneri që e stërviti atë në sezonin 2013-14. Në një intervistë për “ticionews.ch”, trajneri">ish-trajneri i tij, mendon se Sadiku do të zgjidhë problemet e sulmit te Lugano.

“Kur erdha te Lugano, skuadra ishte në vendin e parafundit në ligën e dytë, dhe e fillova me humbje. Në fund, e mbyllëm kampionatin në vendin e dytë, falë edhe golave të Sadikut. Mendoj se me këtë afrim, trajneri i Luganos do ketë një tredhëmbësh mjaft të mirë në sulm, me Botanin, Junior dhe Sadikun”, tha fillimisht Livio.

“Armando sjell në fushë një dëshirë të madhe për të mësuar, për të mos u dorëzuar kurrë. Kam pasur marrëdhënie të mirë me të, dhe dëgjohemi shpesh në telefon. Sadiku është një sulmues tipik zone, kur sheh një mundësi, godet me precizion nga çdo pozicion.

Është një avantazh i madh, një punë shumë e mirë që e rikthyen në skuadër. I vetmi dyshim mund të lidhet me dëmtimin e tij kohët e fundit, por mendoj se klubi e ka vlerësuar mirë edhe faktin që ai vjen pas një dëmtimi”, deklaroi trajneri">ish-trajneri, Livio Bordoli. /albeu.com/

Shtuar më 15/01/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori