Ish-yjet e United në telashe, pas akuzave për Scholes, policia arreston një tjetër legjendë
Shefi i akademisë së Manchester United Nicky Butt është arrestuar me dyshime për dhunë në familje.

Sipas anglezes Sportsmail, 44-vjeçari është dërguar në rajonin e policisë pasditen e së martës pas raporteve se kishte sulmuar një grua.

Butt mbetet nën mbikëqyrjen e policisë dhe do të merret në pyetje nga oficerët e policisë.
Gruaja thuhet të ketë pësuar një çarje të vogël në dorë dhe nuk kishte nevojë për të shkuar në spital.

Klubi refuzoi të komentonte, megjithatë, ky është një lajm i keq për shefin e akademisë, i cili në radhë të parë duhet të jetë një shembull për fëmijët. /albeu.com/

Shtuar më 16/04/2019, ora 22:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori