Ish-ylli Barcelonës rrezikon burgun, pas denoncimit të ish-bashkëshortes (FOTO LAJM)

Nuk i ndahen telashet Rafael Marquezit,ish-futbollistit të Barcelonës, që verën e kaluar luajti Botërorin e tij të pestë dhe të fundit me Meksikën.

I hetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trafik droge në Meksikë, për të së fundmi është denoncuar nga ish-bashkëshortja e tij, Adriana Lavat, e cila e akuzon se nuk ka respektuar marrëveshjen e arritur dy vite më parë (pas divorcit u vendos që djali Santiago të jetonte me Rafan, ndërsa vajza Rafaela me të ëmën) mbi detyrimet financiare.

Me këtë akuzë 39-vjeçari rrezikon madje edhe burgun.
Aktoria Lavat këmbëgul se ish-bashkëshorti i saj, edhe pse është një milioner dhe jeton mes luksit me familjen e tij të dytë, nuk ka respektuar marrëveshjen e arritur. /albeu.com/


Shtuar më 18/12/2018, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori