Ish-ylli i Juventusit mund të kthehet në Serie A
Skuadra angleze Everton ka vendosur të mos e shesë sulmuesin Moise Kean, në afatin dimëror.

Kean është transferuar te Everton në afatin veror nga Juventus, mirëpo nuk ka arritur të tregojë aq sa është pritur.

Por 19-vjeçari është i lidhur me një rikthim në Serie A, me Romën të interesuar për shërbimet e tij.

Përveç Romës, interesim po shfaq edhe Milan nga liga italiane, që po përcjellë gjendjen e sulmuesit.

Kean këtë sezon ka bërë nëntë paraqitje në Premier Ligë, mirëpo ende nuk arritur të gjejë rrugën drejt golit.
Shtuar më 27/11/2019, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori