Ish-ylli Interit shënon një gol të çmendur në Bundesligë, prekje "akrepi" (VIDEO)
Valentino Lazaro ishte futbollisti i parë që Interi bleu pas emërimit të Antonio Contes, por te zikaltrit nuk arriti të lërë gjurmë në ato pak muaj që qëndroi dhe më pas u huazua fillimisht te Neëcastle e më pas te Borussia Monchengladbach.

Pikërisht te këta të fundit, anësori austriak shënoi një gol shumë spektakolar që me siguri do të garojë për golin e vitit, në ndeshjen e humbur 4-3 në "Bay Arena" ndaj Bayer Leverkusenit.

Pas një krosimi të Herrman në zonë, Lazaro goditi topin me takë (ose siç njihet ndryshe, "prekja e akrepit") dhe e dërgoi në trekëndëshin e portës së Leverkusenit.

Valentino Lazaro është ende në pronësi të Interit dhe te Borussia Monchengladbach është transferuar me formulën e huazimit.

Shtuar më 09/11/2020, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori