Messi e ka humbur pasionin për futboll
Ish-zëvëndëstrajneri i Barcelonës, Angel Cappa, ka akuzuar Lionel Messin duke thënë se ai e ka humbur pasionin për futboll dhe se kjo po reflektohet edhe në ekipin katalanas.

Argjentinasi 67 vjeç i cili punoi në Camp Nou në vitet 80, pohon se performanca e bashkëkombasit të tij në disfatën ndaj Valencias ka qenë katastrofike.

“Të luash futboll duhet të kesh pasion të pafund, ashtu sikurse që ka pasur Messi, e shumë lojtarë të tjerë si Maradona dhe lojtarët tjerë të La Ligas si Xavi, Iniesta dhe Busquets”.

“Ju keni nevojë për pasion, ju keni nevojë për energjinë që vjen nga dashuria absolute për këtë lojë”.

“Të mërkurën ndaj Sociedadit ai luajti pak më mirë, por në ndeshjen ndaj Valencias nuk kam mundur të kuptoj se si një lojtar mund të luaj me një mungesë të tillë të pasionit”.

“Sidomos për të, sepse nëse shikojmë një ndeshje të para katër viteve, aty kam parë çmenduri, pasion që ai ka pasur për futbollin. Nuk e di për çfarë arsye, por Messit po i vjen fundi”, u shpreh Cappa.
Shtuar më 07/02/2014, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori