Ishi Barcelonës: Lyoni është në gjëndje të trondisë Camp Now
Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Lyonit, Sonny Anderson, beson se edhe pse Barça është favorite për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ekipi francez është në gjendje të shkaktojë tronditje sonte në Camp Now.

Ndeshja e parë e 1/8 së finales mes Lyonit dhe Barçës përfundoi baras pa gola, ndërsa sonte do të vendoset se kush kalon në çerekfinale. Anderson ka luajtur për Barcelonën nga viti 1997 deri më 1999 para se të nënshkruante me Lyonin, ku luajti deri më 2003.

"Lyoni ka treguar se mund të fitojë kundër ekipeve të mëdha në udhëtim në Ligën e Kampionëve. Lyoni ka cilësi për të shkaktuar befasi si Ajaxi apo Manchester Unitedi", tha Anderson për Marca.

"Lyoni mund të shënojë në çdo stadium, por gjëja më e vështirë është të ndalet Lionel Messi. Ai tha se dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe do të jetë shumë i motivuar", shtoi ai.

Ai, megjithatë, e pranon se Barcelona është favorite e madhe për të kaluar tutje. /albeu.com/

Shtuar më 13/03/2019, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori