Ishte i lidhur me largimin nga PSG-ja, Cavani ndryshon mendje
Prej disa kohësh përflitet se Edison Cavani do të largohet nga klubi i Paris Saint Germain, duke ditur faktin që në verë i skadon kontrata dhe do të jetë lojtar i lirë.

PSG-ja dëshironte rinovimin me lojtarin para pak kohësh, por ky i fundit kishte vendosur që në verë të shikonte për një destinacion tjetër.

Manchester United dhe Atletico Madrid e ndjekin prej kohësh sulmuesin uruguaian dhe do tentojnë ta afrojnë në ekipet e tyre. Megjithatë tashmë duket se Cavani ka ndryshuar mendje dhe dëshiron të qëndrojë te PSG-ja.

"L’Equipe" shkruan se sulmuesi dëshiron të vazhdojë ende në Francë dhe i ka thënë drejtuesve se do të rinovojë kontratën, për të paktën 1 ose 2 vite.
Shtuar më 26/04/2020, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori