Ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit, ish-boksieri vret me thikë të dashurën
Ish-boksieri britanik Andreë Wadseorth ka vrarë me thikë të
dashurën e vet,
Melissa Belshaë teksa ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit.
37-vjeçari ishte tërbuar kur kishte mësuar ato që quante zbulime “shokuese” për jetën e saj seksuale.
Wadsworth u
shpall sot fajtor për vrasjen e
Melissa në gjykatën e Manchester.
Ai u
shpall gjithashtu fajtor për tentativë vrasjeje ndaj një fqinji që u përpoq të ndërhynte, ndërsa shpëtoi nga akuza e tentativës së vrasjes së vajzës 13 vjeçare të së ndjerës.
Wadsworth tha se ishte ndjerë “i turpëruar dhe tradhëtuar” kur e dashura e tij pranoi se në një periudhë, kishte punuar si punonjese per te rritur.
Shtuar më 04/12/2020,
ora 15:45