Ishte nisur për të takuar të birin, aksidentohet Boateng (FOTO LAJM)

Mëngjesin e sotëm u raportua se në një makinë ishte përplasur me muret anësore, në aksin rrugor A9 në Bavari.

Dhe sipas atyre që mësojmë nga mediat gjermane, personi i cili ishte akisdentuar me makinë, ishte futbollisti i Bayern Munich, Jerome Boateng.

31-vjeçari gjerman përplasi makinën e tij tip “Benz AMG” rreth 314 km larg shtëpisë së tij.

Shkak mendohet se ka qenë përkeqësimi i kushteve atmosferike pasi gjatë kohës që po udhëtonte nisi të binte breshër.

Fatmirësisht, Boateng nuk ka pësuar asnjë dëm fizik, por dëm material dhe është i detyruar të paguajë 25 mijë euro.

Sipas mediave gjermane, mësohet se ai ishte nisur për të takuar të birin.
Shtuar më 31/03/2020, ora 21:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori