Ishte një fitore e rëndësishme
Jose Mourinho
Jose Mourinho ndihet i kënaqur me lojën që e shfaqën djelmoshat e tij në fitoren 6:0 ndaj Real Zaragozës ditën e djelë nga ku rrëmbyen edhe kreun e La Ligas pasi ka golavarazh më të mirë.

"E rëndësishme ishte të fitonim. Vitin e kaluar në lojën e parë e morëm një pikë, ndërsa tash i qojmë në shtëpi tri".

"Natyrisht, për të fituar nevojitet të luash mirë. Nëse e arritëm këtë rezultat, do të thotë se kemi luajtur mjaft mirë. Skuadra luajti me mentalitet të lartë, nga fillimi deri në fund".

"Zaragoza ka ndryshuar shumë, ka ndryshuar 10 lojtarë, ka nevojë për kohë", deklaroi trajneri i Real Madridit pas ndeshjes.

Cristiano Ronaldo shënoi tri gola, kurse nga një e shtuan Marcelo, Xabi Alonso e Kaka. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2011, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori