Ishte pa ekip por u ftua nga Panucci, talenti shqiptar tani ka shansin e artë në duar
Pëlqej
Pasi shkëputi ne verë marrëdhenien me Kaiserslauternin, që militon në Bundesligën e dytë në Gjermani, Naser Aliji ka mbetur pa skuadër.

Tekniku i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për të riun nga Kumanova, duke e grumbulluar madje edhe në miqësoren që kuqezinjtë fituan 2-3 me Turqinë. Edhe pse pak ditë më parë qarkulluan zëra se për Alijin interesoheshin disa klube nga superliga turke, me sa duket destianacioni i tij do të jetë në Zvicër.

Trajneri i Grasshopperit, Murat Yakin, do ta testojnë 23-vjeçarin këto ditë për të parë nga afër gjendjen e tij. Kampionati zvicëran është një njohje e vjetër për Alijin, pasi në të kaluarën ai ka qënë pjesë e Baselit dhe Vaduzit. Ky fakt vlen shumë për mbrojtësin kuqezi, pasi nuk do ta ketë të vështirë të përshtatet./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori