Ishte pranë Juventusit në janar, Raiola zbulon gjithçka për Haaland
Erling Haland ishte një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e janarit, pasi kishte treguar paraqitje të shkëlqyera me Salcburgun.

Juventusi ishte një nga klubet që shfaqi interes të veçantë për sulmuesin, por në fund nuk u arrit një marrëveshje dhe Haland i surprizoi të gjithë teksa u zyrtarizua te Dortmundi.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, agjenti i lojtarit, Mino Raiola është shprehur se Haland nuk u trenasferua te bardhezinjtë pasi nuk do e fusnin në ekipin e parë. “Pse nuk u transferua Haland te Juventusi? Kjo ndodhi për shkak se ata do ta aktivizonin atë në ekipin e 23-vjeçarëve.”, u shpreh Raiola.

Norvegjezi ka shkëlqyer me bluzën e Dortmundit, teksa në 12 ndeshje të zhvilluara ka arritur të shënojë 13 gola.
Shtuar më 18/05/2020, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori