"Ishte pyetje pa lidhje", Mourinho injoron keq gazetarin dhe largohet nga salla (VIDEO)
Jose Mourinho njihet edhe për temperamentin e tij gjaknxehtë, teksa ka bërë një reagim të keq gjatë konferencës për media, pas humbjes me RB Leipzig në Champions League.

Trajneri portugez i Tottenham ka reaguar ashpër pas një pyetjeje që i është bërë nga njëri prej gazetarëve dhe është larguar, pasi e ka konsideruar pyetje si “pa lidhje”.

Gazetari: Sonte, ishte Tottenham në një ditë të keqe apo ishte RB Leipzig një skuadër që u paraqit mirë?

Mourinho: Më fal!


Zëdhënësi për shtyp: Ai tha, ishte Tottenham keq, apo RB Leipzig ishte mirë?

Mourinho: Ju mendoni se ne ishim keq?

Gazetari: Epo rezultati thotë që ju keni humbur në shtëpi…

Mourinho: OK. Atëherë nuk po ju jap një përgjigje, sepse nuk më pëlqen pyetja juaj. Mendoj se pyetja juaj nuk është e rregullt. Mirupafshim djema. Pyetje e bukur shoku.

Shtuar më 20/02/2020, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori