Ishte thuajse i sigurtë, Pogba ndryshon mendim për të ardhmen
Poul Pogba po përgatiste gjithcka për tu larguar nga Manchester United në fund të sezonit, por së fundmi raportohet se francezi mund të qëndrojë në "Old Trafford".

Daily Star raporton se qëndrimi i yllit francez në ‘Old Trafford’ mund të zgjatet, pavarësisht spekulimeve të shumta rreth të ardhmes së tij.

Francezi ka qenë i lidhur me një transferim te Juventus dhe Real Madrid për verën e këtij viti, por nuk është plotësisht kundër idesë për të vazhduar qëndrimin te Manchester United.

Ardhja e Bruno Fernandes dhe nënshkrimi i mundshëm i Jadon Sanchos, thuhet të kenë ndikuar në vendimin e Pogbas.

26 vjeçari Pogba është transferuar te Manchester United në vitin 2016 nga Juventus për 105 milionë euro, shumë rekorde atëkohë në futboll./
Shtuar më 05/03/2020, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori