Islanda bën surprizën, ndalon Portugalinë e Ronaldos (VIDEO)
Mbrëmje historike për Islandën. Debutuesit e këtij edicioni e kanë nisur me një barazim 1-1 ndaj Portugalisë në ndeshjen për Grupin F.

“Brazili” i Europës kali në avantazh në pjesën e parë në minutën e 31-të me Luis Nanin, por islandezët reaguan në fraksionin e dytë.

Bjernasson realizoi golin e barazimit në fillimin e pjesës së dytë, duke realizuar golin e parë në histori në Kampionatin Europian për Kombëtaren e tij.

Një arritje historike që mund edhe të ishte mbyllur me një fitore, por gjithsesi shifrat e kësaj sfide janë më të drejtat për atë që dhanë ekipet në fushë.

Ky është barazimi i tretë në Europian deri më tani pas Suedi-Irland dhe Angli-Rusi me të njëjtën rezultat. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2016, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori