Ismajli: Kam vuajtur shumë për të mbrritur deri këtu, Turqia nuk na tremb
Mbrojtësi i Hajduk Split, Ardian Ismajli ka dalë në konferencë për shtyp teksa foli për dy ndeshjet që Shqipëria do të luajë për kualifikueset e Euro 2020, që me të gjitha gjasat do e gjejnë titullar në formacionin e Panucci-t.

Ftesa në kombëtare - Jam i lumtur që ndodhem këtu dhe do mundohemi t’ua shpërblej. Që kur e kam nisur kam pasur shumë padrejtësi, por ia kam dalë dhe ja ku jam.

Shanset për kualifikim - Kemi shumë shanse të kualifikohemi. Franca është ekipi i mirë, por i kemi mundur në të shkuarën. Islandën dhe Turqinë i kemi mundësitë t’i mundim dhe të dalim të dytët.

Formacioni - Askush nuk ka marr premtim për të luajtur. Ekipet kanë qenë të përziera dhe me rëndësi është që të gjithë jemi të gatshëm.

Turqia - Mbrojtjen nuk e kanë të fortë. Mesfushë dhe sulm kanë lojtarë që luajnë me ekipe të forta, por jo për t’iu frikësuar. Besoj se do ia arrijmë qëllimit dhe të fitojmë. Nuk janë Turqia e dikurshme. Në Turqi i kemi mposhtur me lojë e rezultat.

Partneri i preferuar - Kam luajtur me Beratin dhe Mërgimin, është njëlloj për mua.

Shumë mbrojtës të grumbulluar - E ka parë të arsyeshme që të ftojë më shumë mbrojtës, ndoshta për shkak të kartonëve, ndoshta prej dëmtimeve. Ndoshta edhe për të luajtur në mbrojtje, por do ta shohim të premten si do të luajmë.
Shtuar më 20/03/2019, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori