Ismajli lë pas problemet, i bashkohet Spezias në stërvitje
Ardian Ismajli është bashkuar në stërvitje me skuadrën e Spezias.

Pas një periudhe për mungesë dokumentesh dhe forme jo të mirë, mbrojtësi i Kombëtares i është bashkuar grupit të lojtarëve.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë drejtori i Spezias, Mauro Meluzo. "Sot janë stërvitur edhe Leo Sena dhe Ismajli. Më në fund ata i janë bashkuar grupit. Ata kanë cilësi të rëndësishme dhe do të jenë ndihmë e madhe për ekipin në kërkim të objektivit mbijetesë.

Megjithatë, jemi të vetëdijshëm që kush vjen i ri në ekip, ka nevojë për kohën e ambientimit derisa të mund të na shfaqë në fushë cilësitë më të mira", tha drejtori i klubit italian.



Shtuar më 22/10/2020, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori