Ismajli ndihet i lumtur që zgjodhi Kosovën
Ardian Ismajli në një intervistë, ka saktësuar se ai do të mbrojë gjithmonë ngjyrat e Kosovës.

"Unë kam lindur në Kosovë, jam nga Kosova dhe gjithmonë do të mbroj ngjyrat ku ka lindur babai dhe familja ime. Debutimi ndaj Shqipërisë ishte jashtëzakonisht i mirë dhe për këtë më duhet të falënderoj trajnerin që më besoi dhe shokët e skuadrës që më motivuan", tha fillimisht Ismajli.

"Fitoren ndaj Shqipërisë e kam pritur, por jo me këtë rezultat dhe dominim. Harmonia në skuadër është shumë e mirë dhe kjo shihet edhe në fushë. Nëse është nevoja për të mbrojtur U-21 e Kosovës, unë shkoj menjëherë edhe atje”. Duke dhënë një shembull të mirë, se ai është i gatshëm edhe për te ekipi i Shpresave" deklaroi Ismajli. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori