Itali-Bullgari, formacionet e mundshme
Italia pret sot në mbrëmje Bullgarinë në ndeshjen e rradhës vlefshme për Grupin B të Eleminatoreve të "Brazil 2014". Cesare Prandelli e ka vendosur tashmë se cila do të jetë mbrojtja, ndërsa dyshimet janë për mesfushën dhe sulmin. Në repartin e mesfushës mungojnë Montolivo dhe Marchisio dhe kështu një fanellë titullari do e veshë Aquilani, por në garë mund të futet edhe Thiago Motta.

Në sulm janë në lojë dy fanella për katër lojtarë që do të jenë pas krahëve të Alberto Gilardino, sulmuesi i vetëm Axurr: Candreva dhe Giaccherini duken më të avantazhuar se Insigne dhe Diamanti.

Nga ana tjetër, tekniku bullgar Panev pritet të hedhë në fushë të njëjtën skuadër me të cilin laujti takimin e parë kundër Italisë.

Pas 6 takimesh Italia kryeson grupin me 14 pikë, ndërsa Bullgaria ndodhet në vend të dytë me 10 pikë, 1 më shumë se Çekia e vendit të tretë. /albeu.com/


Formacionet e mundshme:

ITALIA (4-3-2-1): Buffon; Abate, Barzagli, Chiellini, Antonelli; De Rossi, Pirlo, Aquilani; Candreva, Giaccherini; Gilardino. Tr. Prandelli
BULLGARIA (4-4-2): Mihaylov; Manolev, Bodurov, Ivanov, V. Minev; Tonev, Milanov, Gadzhev, Dyakov; Gargorov, Popov. Tr. Penev
Shtuar më 06/09/2013, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori