Italia fiton me golin e Gilardinos (VIDEO)
Italia kaloi me vuajtje 1-0 Bullgarinë, në ndeshjen e Grupit B për kualifikimet në Botërorin Brazil 2014.

Me golin që erdhi nga këmbët e veteranit Alberto Gilardino erdhi suksesi i kaltër që ndihmon djemtë e Prandellit të mendojnë të qetë për ndeshjen me Çekinë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Danimarka mposhti Maltën me rezultat 2-1.

Në Grupin B, Italia kryeson me 17 pikë para Bullgarisë e cila ka 10 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 00:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori