Itali-Holand, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

ITALIA (3-5-2)
Pëlqej
Ndeshja e parë e Antonio Contes në krye të stolit të Italisë. Ish tekniku i Juventusit do të bëjë debutimin e tij në miqësoren e luksit që Axurrët do të luajnë sot në mbrëmje në "San Nicola" të Barit.

Conte i qëndron besnik skemës 3-5-2 me Ranocchia, Bonucci dhe Astori para Sirigu dhe jo Buffon, ndërs në mesfushë vendin e Pirlos pritet ta zerë Marchisio. Në sulm Immobile-Zaza me këtë të fundit në balotazh me Giovincon.

Nga ana tjetër Hiddink do të luajë me Van Persien si pykë të vetme, ndërsa Sneijder do të qëndrojë pas tij.

Itali-Holandë starton në ora 20.45. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori