Kroacia ndal Italinë (VIDEO-FOTO)


Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Sapo ka përfunduar ndeshja e parë e Grupit C, Itali-Kroaci në barazim 1-1. Golat u shënuan nga Pirlo në minutën e 39-të ndërsa barazoi Manzukiç në minutën e 72-të.

Barazim ky që i shkon shumë për shtat kroatëve, të cvilët janë në krye të grupit momentalisht dhe presin ndeshjen e orës 20.45 Spanjë-Irlandë.

Italia e komplikon situatën dhe i duhet të fitojë patjetër ndeshjen e fundit dhe të shpresojë në një fitore të Spanjës në ndeshjen me Kroacinë.

Më lartë do të keni mundësi të shihni golat ndërsa në fund të lajmit edhe fotogalerinë e ndeshjes. /albeu.com/


90+5' - Luhet minuta e fundit. Këtu mbyllet ndeshja.

90+3' - Edhe 2 minuta lojë. Goditje dënimi për Italinë. Pranë topit Andrea Pirlo, kroson në zonë por i gabuar.

90+2' - Edhe 3 minuta lojë. Italia në sulm në kërkim të golit.

90+1' - Edhe 5 minuta shtesë të dhëna nga arbitri i katërt.

90' - Luhet minuta e fundit. Italia e lodhur për të kërkuar golin e fitores.

88' - Edhe 2 minuta lojë. Italia në vështirësi, ndërsa Kroacia duhet të jetë shumë e kënaqur nga ky barazim megjithsëe ndeshjen e fundit e luajnë përballë Spanjës.

85' - Edhe 5 minuta nga koha e rregullt. Italia 1-1 Kroacia.

84' - Goditje këndi për Italinë, krosim në zonë por tejet i gabuar. Nervozizëm te axurrët.

83' - Largohet Jelaviç, në lojë Eduardo. Largohet edhe Cassano, në fushë Giovinco.

82' - Sulmojnë Kroatët. Në panik Italia.

80' - Edhe 10 minuta lojë. Sfida e ndezur. Karton i verdhë për Montolivo.

79' - Atmosferë e ndezur në stadiumin e Poznan. Në festë kroatët.

77' - Italia në sulm për golin e avantazhit. Kroacia e gjitha në mbrojtje.

76' - Më pak se 15 minuta lojë nga fundi i ndeshjes. Italia 1-1 Kroacia. Golat nga Pirlo dhe Manzukiç

73' - Lojë merr një rrjedhë tjetër pas barazimit të Kroacisë.

71' - Barazon Kroacia. Manzugiç. Goli i tij i tretë.

70' - Sulmon Kroacia por italianët nuk lenë hapësira. Edhe 20 minuta lojë.

69' - Duket më e qetë Italia, kjo edhe falë golit dhe avantazhit. Bëhet gati të hyjë Di Natale. Del Mario Balotelli.

67' - Zëvëndësim edhe te Kroacia. Del nga loja Perisiç, në fushë mbrojtësi i Bayern Munchen, Daniel Pranjiç.

65' - Edhe 25 minuta lojë nga fundi i ndeshjes, loja është hapur me Kroacinë në kërkim të golit dhe Italisë, e cila rrezikon me kundërsulme.

64' - Mundohet të reagojë Kroacia por Italia e mirëvendosur në mbrojtje.

62' - Zëvëndësim te Italia, del Thiago Motta në lojë Montolivo.

61' - Rrezikon Italia me Mario Balotellin. Silurë nga jashtë zone.

60' - Kur ka edhe 30 minuta lojë, Italia 1-0 Kroacia. Loja është ndezur me kroatët në kërkim të golit të barazimit.

58' - Sulmojnë kroatët por Italia e kujdesshme në mbrojtje dhe e rrezikshme në kundërsulm.

56' - Rrezikojnë kroatët në sulm, fitojnë goditje nga këndi. Krosim në zonë nga Srna por gabojnë kroatët. Rivënie fundore për Buffon. Ndërkohë ka marrë kartonin e parë të verdhë Thiago Motta.

55' - Probeleme me tifozët kroatë në stadium. Hodhen fishekzjarre.

54' - Sulm për Kroacinë, goditje këndi e ekzekutuar nga Srna por pa rrezik për portën e Buffon.

52' - Kujtojmë se në orën 20.45 luhet ndeshja tjetër e këtij grupi, Spanjë-Irlandë.

51' - Goditje këndi për Italinë. Kroson Andrea Pirlo por gabon në goditje Giacherini.

50' - Ashtu si pjesa e parë, ndeshja ka nisur me vrull. Të dy skuadrat janë hapur dhe po dhurojnë një futboll të bukur.

49' - Sulmon Itlia por largon mbrojtja kroate që nisen në kundërsulm goditje nga Modriç por mbi portë.

47' - E nisin në sulm kroatët. Goditje nga jashtë zone por pret pa problem Buffon.

45' - Starton pjesa e dytë. Italia kryeson me gol të Andrea Pirlo në minutën e 39-të. Topin e nisin kroatët, të cilët do të mundohen të paktën të barazijnë ndeshjen.

45+1' - Përfundon pjesa e parë me fitoren e Italisë.

45' - Minuta e fundit e pjesës së parë. Italia në avantazh me gol të Andrea Pirlo. Një minutë shtesë.

44' - Mundohet të reagojë Kroacia por nuk ka kohë. Edhe mbrojtja e Italisë është në super formë.

42' - Edhe 3 minuta lojë. Sërish Italia në sulm.

39' - Andrea Pirlo. Italia në avantazh. Supergol

37' - Petikosa heroi i Kroacisë, shpëton portën e tij nga goli i sigurtë. Mundësi e artë për Claudio Marchisio

36' - Edhe 10 minuta lojë nga fundi i pjesës së parë. Italia po luan më mirë se Kroacia, me shumë raste për shënim.

34' - Goditje e rrezikshme e Mario Balotellit nga distanca por asnjë problem për portën kroate.

33' - Sërish pranë golit Italia. Sërish Antonio Cassano.

33' - Pranë golit Italia. Panik në zonën kroate.

32' - Mundohet të rrezikojë Kroacia por gabojnë. Kundërsulm për Italinë por faull ndaj Balotellit.

30' - Përfundojnë 30 minutat e para të ndeshjes Italia pranë golit me Cassano. Veprim spektakoalr i sulmuesit të Milan.

28' - Kroatët kanë marrë kontrollin e lojës dhe po luajnë më mirë se Italia.

26' - Goditej dënimi për kroatët në një zonë të rrezikshme. Krosim në zonë nga Srna por topi devijohet në goditje këndi.

25' - Edhe 20 minuta lojë nga fundi i pjesës së parë, rezultati mbetet i bardhë, Italia 0-0 Kroacia.


23' - Duhet theksuar se kjo është një ndeshje e rëndësishme për Italinë, një fitorre sot do të thoshte kualifikim për Axurrët. Mundohet të rrezikojë Kroacia por asnjë rast konkret deri tani.

22' - E gjithë Kroacia në gjysëmfushën e saj ndërsa Italia është në kërkim të golit të avantazhit.

20' - Jemi në minutën e 20-të. Rezultati i pandryshuar. Italia 0-0 Kroacia. Ndërkohë kroatët pretendojnë për 11-metërsh por Webb jep faull për Italinë.

18' - Goditje këndi për Italinë. Kroson Pirlo por asnjë rrezik për portën e Kroacisë.

16' - Loja ka marrë një ritëm të lartë me të dy ekipet që mundohen të rrezikojnë me kundërsulme portat respektive. Por porta e Buffon deri tani nuk është rrezikuar asnjëherë.

15' - Kundërsulm për Italinë. Godet Balotelli por pret Petikosa. Shumë pranë golit sërish Axurrët.

14' - Duhet thënë se në stadiumin e Poznan numri i tifozëve kroatë është më i madh se ai i italianëve.

12' - E ka nisur më mirë ndeshjen skuadra e Cesare Prandelli por edhe Kroacia është e vendosur shumë mirë në fushë.

11' - Pranë golit Italia. Goditje e bukur e Marchisio.


10' - Përfundojnë 10 minutat e para. Italia 0-0 Kroacia.

9' - Kundërsulm i kroatëve por ndërhyn me faull mbrojtja italiane.

8' - Sulmojnë Axurrët, por lroatët të kujdesshëm në mbrojtje.

7' - Loja është hapur tasshmë. Të dy ekipet po kryejnë një futboll të bukur. Goditje këndi për Italinë. Krosim në zonë por largojnë kroatët.

4' - Kroacia e ka nisur ndeshjen në mbrojtje pasi siç theksuam më parë edhe një barazim i shkon shumë për shtat.

3' - Rrezikon Italia. Mario Balotelli pranë golit.

2' - Ndeshja ka nisur me ritëm të kënaqshëm, me italianët në kërkim të golit dhe kroatët në ruajtje të rrjetës së tyre paprekur.


Pas Hymneve Kombëtare skuadrat janë gati për startin e sfidës. Arbitër i ndeshjes është anglezi i famshëm, Howard Webb me profesion polic, ndërsa ndeshja luhet në Poznan në stadiumin Miejski. Topin e parë e luajnë italianët. Starton sfida.


Formacionet:

ITALIA: Buffon, Bonucci, De Rossi, Chiellini; Maggio, Thiago Motta, Pirlo, Marchisio, Giaccherini; Cassano, Balotelli. Tr: C.Prandelli

KROACIA: (4-4-2): Pletikosa, Srna, Corluka, Schildenfeld, Strinis; Rakitic, Modric, Vukojevic, Perisic; Eduardo, Mandzukic. Tr: S.Bilic.

Arbitër: Howard Webb (ANGLI)

STADIUMI: Miejski (POZNAN)



Të dashur lexues të Portalit Albeu. Mirësevini në Komentin Live të ndeshjes Itali-Kroaci, e vlefshme për raundin e dytë të Grupit C të Euro 2012.

Axurrët vijnë pas barazimit 1-1 ndaj Spanjës, ndërsa kroatët pas fitores 3-1 ndaj Irlandës. Ndaj dhe fitorja për Italinë e Cesare Prandellit është opsioni i vetëm. Ndryshe nga ta ballkanasit mund të gëzohen edhe me një barazim.
Itali 1-1 Kroaci

Itali 1-1 Kroaci
Shtuar më 14/06/2012, ora 19:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

Kampionatet