Itali-Serbi, kthehet ndeshja e incidenteve
Përballja e parë me përfaqësuesen e Serbisë dhe Italisë nuk u luajt për shkak të incidenteve që shkaktuan tifozët serbë në stadiumin e Genoas gjë që bëri pezullimin e ndeshjes.

Ata nuk lejuan që përfaqësuesja e tyre të zhvillonte takimin, ndërkohë që një prej tifozëve dogji edhe flamurin shqiptar.

Nisur nga këto akte vandale të ultrasve serbë, UEFA vendosi që t'i jepte fitoren 3-0 në tavolinë Italisë, si dhe të dënonte Federatën Serbe të Futbollit.

Ky takim është i rëndësishëm për trajnerin Prandeli, që do të shikojë forcën e ekipit të tij ndaj një rivali të fortë si përfaqësuesja e Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2011, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori