Itali, shtohet numri i futbollistëve "bastexhinjë"
Vazhdojnë të dalin fakte dhe emra të rinj gjatë hetimeve të fundit mbi futbollin e basteve. Sulmuesi i Kievos ka folur me një ndërmjetës për trukimin e ndeshjes Bari-Chievo.

Skandali i basteve në futboll zgjerohet edhe më shumë dhe fillon “të investojë” vendosmërisht edhe në Serinë A, e përfshirë nga dëshmitë e Gervazonit me tri ndeshje të tjera: Palermo-Bari 2-1, Lecce-Lazio 2-4 dhe Lazio-Genoa 4-2. Ndërkohë, prokurori Di Martino i ka kërkuar ish-futbollistit nën hetim Zamperini nëse ka pasur kontakte të mundshme me Stefano Maurin, i dyshuar se ka qenë një ndërmjetës për trukime, por Zamperini ka mohuar çdo përfshirje me mesfushroin e Lazios.

Gjatë hetimeve, kanë dalë emrat e disa lojtarëve të tjerë të Serisë A, që qenkan përfshirë në ndeshjet e trukuara. Për sa i takon Lazio-Genoa 4-2, hetuesit kanë prova që dy persona që u përkasin grupit të sllavëve (Kondiç dhe Prakhum), janë parë në zonën e Formelos (ku është qendra sportive e Lazios), ditë përpara ndeshjes. Kjo vjen nga të dhënat që faktojnë se kabina telefonike e lidhur me celularët e tyre, ishte pikërisht ajo e Formelos.

Flitet edhe për një vizitë të të dyve në hotelin që priste Genoan, edhe pse për këtë nuk ka siguri. Një tjetër ndeshje në shënjestër, Lecce-Lazio 2-4 ka parë rrëfimin e pjesshëm të Alessandro Zamperinit, i hetuar të martën nga Di Martino. Zamperini, që e kishte mohuar, ka pranuar që gjëndej në Lecce për të kërkuar kontakte me dikë nga klubni puljez, por nuk njihen emrat e lojtarëve.

Përshtypja, gjithsesi është që skandali mund të marrë përmasa sigurisht të paimagjinueshme si gjatë kësaj vere, kur Seria A dukej thuajse jashtë çdo kontakti. I gjithë materiali do të jetë në dispozicion të prokurorit Palaci, për një "Calciopoli" të ri që parashikohet të jetë shumë i gjatë.

Një emër tjetër jo pak i njohur që spikat nga hetimet, është ai i Sergio Pellissier, sulmuesit aktual të Chievo. Duke iu referuar atyre që kanë dalë nga hetimet, gjykatësi Salvini shkruan: “Emri i Pellissier është i përfshirë në hetime të ndryshme si bashkëpunëtor në manipulimin e ndeshjeve ku ka qenë e impenjuar skuadra e tij”.

Salvini i referohet në këtë rast, disa përgjimeve mes të hetuarve, si ai i Belavistës dhe Erodianit, ku të dy ripremtojnë për të folur me Pellissierin për një ndeshje (Bari-Chievo) për t’u “rregulluar”. Tani kanë dalë telefonata të tjera të përgjuara direkt nga telefoni celular i vetë sulmuesit. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2011, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori