Italia, dëmtim i lehtë për Balotellin
Mario Balotelli ka pësuar një dëmtim të lehtë muskulor dhe nuk do të luajë ndeshjen e Italisë ndaj Danimarkës. Pas vizitave mjekësore, mjeku i kombëtares "axurre" ka deklaruar: "Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Balotelli mori një goditje në gju që i ka shkaktuar edhe një problem muskulor të vogël e për këtë arsye duhet treguar kujdes. Me shumë mundësi do të lihet pushim për Danimarkën dhe do të luajë të martën me Armeninë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me mjekët e Milanit".

Për ndeshjen e së mërkurës ndaj Danimarkës, kombëtares italiane mund t’i mungojnë edhe Marco Verratti e Lorenzo Insigne, të dy me probleme muskulore. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori