Italia e "bukur", shkatërron Belgjikën (VIDEO)
Italia e nis me këmbën e mbarë Europianin e Francës. Në Lion skuadra e Antonio Contes mposhti Belgjikën 2-0.

Fraksioni i parë i sfidës u dominua nga ta kaltrit që gjetën golin e avantazhit në minutën e 31-të me Emanuele Giaccherinin, i cili merr një asist të mrekullueshëm nga Bonucci.

Pjesa e dytë ishte më shumë nën diktatin e belgëve që dominojnë me forcashumtasulm, ndërkohë që Italia tërhiqet shumë në mbrojtje pasi humbi shumë freskinë në lojën e saj.

Lukaku dhe Origi shpërdoruan dy mundësi të arta, ndërkohë që Pelle në fund vuolis shifrat me një kundërsulm mjaft të bukur. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2016, ora 22:52
Ilir
e Martë 14 Qershor 2016, Ora 08:22
Kjo esht lekcion futballi
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori