Italia e treta (VIDEO)
Italia mposhti me penallti Uruguain, në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Konfederatave që po zhvillohet në Brazil.

Në kohën e rregullt ndeshja përfundoi me rezultatin 2:2. Dy herë udhëhoqi Italia me golat e shënuar nga Astoi në minutën e 24-të dhe Diamanti në minutën e 73-të, por Uruguai e barazoi të dy herët me golat e Edinson Cavanit në minutën e 58-të dhe atë të 78-të.

Në vazhdimin dy herë nga 15 minuta lojtarët e asnjërës kombëtare nuk ia dolën të shënojnë, edhe pse Uruguai 10 minutat e fundit të vazhdimeve i luajti me një lojtar më shumë në fushë, pas përjashtimit të mesfushorit italian Montolivo shkaku i dy kartonëve të verdhë. Në ekzekutimin e penalltive italianët ishin më të suksesshëm, duke realizuar tri nga katër, derisa uruguaianët shënuan vetëm dy herë nga katër tentime.

Sonte në mesnatë përballen për finalen e Kupës së Konfederatave Brazili dhe Spanja.

Më sipër shikoni golat. /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2013, ora 22:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori