Italia, gati kontrata për Conte-n
Pëlqej
Vetëm pak ditë më parë Antonio Conte mbushi 45 vjeç dhe një nga gjërat që bëri për ta festuar këtë ditëlindje të veçantë ishte hobi i tij peshkimi. Kur e pyetën, ish trajneri i Juventusit sigurisht që nuk foli për peshqit, por lëshoi një mesazh misterioz, duke thënë se do të rikthehet së shpejti.

Pa kaluar ende një javë, nga Italia vjen lajmi i bujshëm dhe madje me shifra e detaje konkrete. E përditshmja "La Repubblica" shkruan se për ish teknikun e "Zonjës së Vjetër" është gati kontrata për stolin e kombëtares italiane, 2 vjet me një pagë prej 1.7 milionë euro për sezon, pra Conte parashikohet të drejtojë të kaltërit deri në përfundimin e Euro 2016.

Pavarësisht presionit nga batuta raciste, Carlo Tavecchio nuk ka pushuar në rrugën drejt presidencës së federatës. Drejtuesi 71-vjeçar ka përveshur mëngët për t’i dhënë Italisë sa më parë një trajner të denjë pas largimit të Prandellit dhe Conte prej kohësh në fakt është identifikuar si i tillë.

Tani pritet vetëm mbyllja e zgjedhjeve për presidentin e ri të Federatës Italiane dhe sipas sondazheve të fundit, Tavecchio është favorit i padiskutueshëm me gati 60% të votave. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori