Italia hakmerret ndaj Suedisë, vendos Eder me një super gol (VIDEO)
Më në fund vjen hakmarrja e shumëpritur. Italia e Antonio Contes bën mrekullinë në minutat e fundit 1-0 falë një super goli të Eder.

Të kaltrit në këtë mënyrë koleksionojnë fitoren e dytë në këtë turne duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër, ndërkohë që kanë marr hak edhe për eliminimin në Europianin e 2004, falë "biskotës" së famshme të suedezve me danimarkën.

Ndeshja në fakt prodhoi shumë pak mundësi shënimi, teksa më të rrezikshmit ishin Ibrahimovic në dy raste dhe Parolo me një tranversë.

Në minutën e 88-të pas një aksioni shumë të bukur personal Eder zhbllokoi rezultatin duke marrë më pas edhe një përqafim nga Conte. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2016, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori