"Italia? Jo falemindetit. Kthehem te Milani"
Deklarata interesante të trajnerit të Real Madrid Carlo Ancelotti në një intervistë për emisionin "Grand Hotel Chiambretti" në "Canale 5".

KONTRATA - "Marr 15 milionë në vit? Janë shumë, shumë më shumë (shaka). Objektivi i Real Madrid është fitorja, por ishte e njëjta gjë edhe te Chelsea, PSG dhe Milan. Kam patur përherë raporte të mira me futbollistët. Kam 20 vjet që bëj trajnerin dhe kam 20 vjet që në këtë periudhë pyes veten se ku do të shkojë në gusht. Nuk ka asnjë risi përsa i përket pankinës sime".


MILAN - "Inzaghi ka bërë mirë që mori Milanin. Kur të vjen rasti të trajnosh ekipe të mëdha duhet ta kapësh. Por nuk është e thënë që më pas gjërat të shkojnë siç duhet. Një trajner duhet të ketë durim. A do të kthehem në Milanello? Sigurisht, është i vetmi vend ku më pëlqen të kthehem! Berlusconi nuk ma ka bërë kurrë formacionin".

KOMBËTARJA - "Unë në vend të Contes? Nuk mendoj se është e mundur pasi në këtë moment më pëlqen më shumë ajo që po bëj: të trajnoj çdo ditë dhe të jem çdo ditë në fushë. Një punë part-time nuk do të më jepte kënaqësi". /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2015, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori