Italia kërkon vetëm fitore
Përballja e sotme midis Italisë dhe Uruguajit do të përcaktojë se cila nga këto skuadra do të kalojë fazën e grupeve për në turin tjetër, e vlefshme kjo për grupin C.
Trajneri italian nuk i kursen vlerësimet për dyshen sulmuese të Uruguajit, por beson shumë te mbrojtja e kaltër.

Italianëve u ju sherben edhe barazimi për të ecur tutje, por Cezare Prandelli thotë se po mendon vetëm për fitore.

"Është ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime dhe nuk mund ta krahasoj me asnjë tjetër, sepse një nga të dyja do të shkojë në shtëpi. Për të arritur objektivin pozitiv duhet të kemi mentalitetin fitues. As që e mendoj barazimin dhe nuk dëshiroj që skuadra ime të pësojë gol." tha ai.

I pyetur për dyshen sulmuese Kavani – Suarez, trajnieri Cezare Prandelli nuk kursen lëvdatat për këtë dyshe por mbi të gjitha ai ka shumë besim tek mbrojtja e Azzurrëve.

"Është një dyshe sulmi nga më të fortat në botë. Kavani dhe Suarez janë dy sulmues modern që e zotërojnë zonën në shumë raste. Duhet të jemi të zotë për t’u lejuar sa më pak mundësi shënimi." theksoi Prandelli./ albeu.com/
Shtuar më 24/06/2014, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori