Italia me katër skuadra në grupet e Ligës së Kampioneve
UEFA ka konfirmuar sot se katër shtetet e para të renditjes së saj për klubet pas këtij sezoni janë sipas radhës Spanja, Gjermania, Anglia dhe Italia. Franca dhe Rusia i ndjekin përkatësisht në vendet 5 dhe 6, para Portugalisë.

Konfirmimi i skuadrave pjesëmarrëse në çerekfinalet e LigësKampioneve dhe Ligës së Europës kanë zbuluar se këto 6 pozicione të para nuk do të ndryshojnë në këtë sezon. Kjo përcakton që në këtë moment disa kuota pjesëmarrjeje në dy turnetë për edicionin 2018-19, pasi përllogaritjet për të bëhen në bazë të katërvjeçarit nga 2012-13 në 2016-17.

Sipas rregullores së re që do të hyjë në fuqi në vitin 2018, katër vendet e para në listën e UEFA-s kanë të garantuara secila nga 4 skuadra në gazën në grupeLigësKampioneve, ndërsa vendet 5 dhe 6 kanë nga dy skuadra të garantuara në fazëngrupe, me 1 të tretë që do të shkojë në kualifikuese.

Kësisoj, faza e grupeve e LigësKampioneve 2018-2019 sheh si protagoniste 4 skuadra nga La Liga, Bundesliga, Premier Liga dhe Serie A. Kampionati francez dhe ai rus do të kenë nga dy klube në fazëngrupe, me të tretin në kualifikuese.

Ndërkohë, kampionatet nga vendet 7 deri në 10, kanë vetëm nga një skuadër të garantuar në fazëngrupe dhe një tjetër në kualifikuese. Këto pozicione mbahen nga Portugalia, Ukraina, Belgjika dhe Turqia.

Republika Çeke dhe Zvicra, përkatësisht në vendet 11 dhe 12, shohin ekipet e tyre kampione të marrin pjesë në play-off, ndërsa kanë të sigurt të paktën një pjesëmarrës direkt në fazëngrupeLigës së Europës./Albeu.com/
Shtuar më 22/03/2017, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori