Një gol i vonë i shënuar nga Mesut Ozil përmes penalltisë nuk ishte i mjaftueshëm për t’i mohuar Italisë një vend në finalen e 1 korrikut, ku do të përballet me kampionen e Europës në fuqi, Spanjën. Pas ndeshjes, trajneri italian Cesare
Prandelli përshëndeti paraqitjen e skuadrës së tij dhe, pavarësisht se
Italia shikohet tashmë si një nga të peshat e rënda të këtij turneu, ai ka konfirmuar Spanjën, si mundësinë më të madhe për ta mbrojtur kurorën europiane.
"Në 15 minutat e fundit kemi humbur shumë mundësi për ta thelluar në 3-0 rezultatin ndaj Gjermanisë. Lojtarët tanë shpërdoruan disa raste të arta për gol, sepse gjermanët krijuan shumë hapësira në mbrojtje, ngaqë e hodhën vështirimin tërësisht nga porta jonë. Ne e kemi treguar në fushë çdo gjë që kishim përgatitur. Spanja? Ata janë qartësisht të preferuarit e finales në
aspektin e përvojës dhe cilësisë, por ne do të jemi atje për të luftuar. Me fitoren ndaj Gjermani", deklaroi
Prandelli.
Ndërsa mbrojtësi Giorgio Chiellini është shprehur: "E dimë shumë mirë se cfarë na pret, një kundërshtar si Spanjë, me të cilin kemi luajtur edhe në fazën e grupeve. E dimë se ata janë favoritë të mëdhenj për ta fituar titullin, por ne do të mendojmë si t’i mundim ata, ashtu sikurse bëmë edhe ndaj Gjermanisë, në gjysmëfinale". /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2012,
ora 10:52