Italia zbulon listën për ndeshjen ndaj Shqipërisë, ka surpriza

Trajneri i Italisë Gian Piero Ventura, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për eliminatoren me Shqipërinë më 24 mars në Palermo dhe miqësoren me Holandën që do të zhvillohet katër ditë më pas në “Amsterdam Arena".

Në vend të porterit të Lazios, Federicco Marchetti, i cili është i dëmtuar, ka vendosur të ftojë si portier të tretë 19-vjecarin Alex Meret të skuadrës së Serisë B, Spal.

Sigurisht i parë mbetet Gianluiggi Buffon, ndërsa zëvendësues i parë i portierit të Juventusit, Donarumma i Milanit. Dhe Gagliardini i Interit ka marrë për herë të parë një ftesë, ndërkohë që mungesat e mëdhe do të jenë Claudio Marchisio dhe Chiellini.

Ja lista e Italisë

Portierët – Gianluigi Buffon (Juventus), Gianluigi Donnarumma (Milan), Alex Meret (Spal)

Mbrojtësit – Davide Astori (Fiorentina), Andrea Barzagli (Juventus), Leonardo Bonucci (Juventus), Matteo Darmian (Manchester United), Danilo D’Ambrosio (Inter), Mattia De Sciglio (Milan), Alessio Romagnoli (Milan), Daniele Rugani (Juventus), Leonardo Spinazzola (Atalanta), Davide Zappacosta (Torino)

Mesfushorët – Daniele De Rossi (Roma), Roberto Gagliardini (Inter), Marco Parolo (Lazio), Marco Verratti (Paris Saint Germain), Federico Bernardeschi (Fiorentina), Antonio Candreva (Inter), Lorenzo Insigne (Napoli), Nicola Sansone (Villarreal)

Sulmuesit – Andrea Belotti (Torino), Eder Citadin Martins (Inter), Manolo Gabbiadini (Southampton), Ciro Immobile (Lazio)
Shtuar më 18/03/2017, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori