Italianët duhet të jenë të pamëshirshëm sonte për të kaluar në "play-off"
Italia zyrtarisht është pjesë e “play off”-eve, falë fitores së Belgjikës në shtëpinë e Bosnjës, të vetmit të sigurt, së bashku me një mes Portugalisë dhe Zvicrës, në pritje të sfidave të nëntorit, ndërsa fati i skuadrave të dyta të tjera do të vendoset në dy ditët e ardhshme të ndeshjeve, shkruan Albeu.com.

Por të gjithë “axurrët” bëjnë mirë ta harrojnë këtë arritje të vogël, sepse ndeshjet nuk kanë mbaruar ende dhe duhet të bëjnë kujdes sonte ku të përballen me Shqipërinë.

Të mos fitojnë sot në "Loro Boriçi", me paramendimin se tashmë objektivi minimal është arritur, mund të shtyjë në vazon e dytë katër herë kampionët e botës dhe ky mund të jetë një gabim shumë i madh për ta.

Italisë i duhet fitorja

Gjithsesi, kjo renditje momentale është subjektive, sepse gjithçka mund të përmbyset. E sigurt është që nëse përfundojnë të dytat, qoftë Portugalia, ashtu sikurse edhe Suedia do të jenë koka grupi.

Ndërsa, Greqia, por edhe Skocia, apo qoftë edhe Sllovakia dhe Sllovenia do të ishin poshtë Italisë dhe nuk do të ndikoheshin nga rezultati që “axurrët” do të merrnin sot në Shkodër. Por kjo, vetëm në sensin se duke fituar në Shqipëri, gjithmonë nëse Franca nuk humbet në ndeshjen e fundit dhe parakalohet nga Suedia, Italia do të jetë në vazon e parë, ndonëse siguri matematikore nuk ka akoma.

Nëse Italia nuk fiton…

Gjithashtu nëse Italianët humbasin sot kundër Shqipërisë, ose barazojnë, diskutimi për të qenë kokë grupi për djemtë e Venturës bëhet një çështje e ndërlikuar. Renditja e tyre do të ishte nën shifrën 1000 pikë: Portugalia (ose Zvicra), Danimarka, Uellsi, Kroacia (ose Ukraina) dhe vetë Franca mund ta kalojnë që të gjitha përpara Italisë, madje, mund të ndodhte edhe çudia e madhe: Nëse Italia barazon dhe Suedia fiton, këto dy kombëtare do të kishin të njëjtin koeficient rreziku për të qenë në mes të vazos së parë dhe të dytë, aq sa për të bërë ndarjen do të numëroheshin edhe të mijtat e pikëve të grumbulluara (siç ndodhi në 2014-ën, pasi për të njëjtin motiv Holanda i kaloi italianët në finish, duke i dërguar në vazon e dytë të shortit). Prandaj, e thënë shkurt dhe qartë, në Shqipëri, Italia duhet të fitojë për të mbrojtur nderin e saj dhe për “play-off”-et.

Rregullorja e FIFA-s

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit FIFA ka vendosur që për të rritur spektaklin, por edhe për të ndaluar “llogaritë” mes ekipeve, renditja të varet natyrisht nga pikët, por mbi të gjitha edhe nga golavarazhi që ekipet kanë, jo më nga përballjet në ndeshje direkte (golavarazh, apo gola në fushë kundërshtare).

Do të thotë se edhe dy skuadra, që kanë të njëjtin numër pikësh dhe pavarësisht faktit se e “dyta” apo e “treta” e një grupi të jetë në avantazh kundrejt njëra-tjetrës në përballjet direkte mes tyre, në fund do të vlejë sasia përfundimtare e golave të shënuar. Vetëm në rast se edhe golavarazhi mes tyre do të jetë i barabartë, atëherë do të merren për bazë rezultatet dhe golavarazhi për ndeshjet direkte mes dy skuadrave që pretendojnë vendin e parë apo të dytë në grup, që lejojnë të luash për një vend në Botëror vitin e ardhshëm në Rusi.
Shtuar më 09/10/2017, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori