Italianët paralajmërojnë Juventusin: Kujdes nga talenti Myrto Uzuni
Shorti i Ligës së Kampioneve ka vënë sot përballë Myrto Uzunin me dy nga emrat më të njohur të të futbollit botëror, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.

Ferencvaroshi i tij do të laujë ndaj Barcelonës dhe Juventusit në grupe dhe sigurisht që këto do të jenë sfida që në Hungari i kanë pritur me shumë entuziazëm.

Por edhe në mediat italiane ka filluar të analizohet loja e kundërshtarëve të Juventusit dhe portali i njohur “calciomercato.com”, duke bërë bilancin e lojës së hungarezvëe të Ferencvarosh, është ndalur piëkrisht te sulmuesi shqiptar.

Në pjesën ku analizon lojtarin më të rëndësishëm të skuadrës, portali i njohur evidenton pikërisht blerjen më të re të Ferencvarosh, që ia ka shpërblyer shumë shpejt me gola të rëndë për këtë kualifikim historic.

“Kujdes ndaj sulmuesit të talentuar shqiptar të krahut, Mysto Uzuni, por talenti i vërtetë ulet në pankinë. Sergi Rebrov, ish-binjaku i golave i Andri Shevçenkos te Dinamo Kiev, ka kthyer hungarezët në Ligën e Kampioneve pas dy dekadash”, shkruan portali italian. Një vlerësim për Uzunin dhe një sinjal i rëndësishëm për të, se ka filluar që të tërheqë vëmendjen edhe në shtete ku luhet futbolli i elitës.
Shtuar më 01/10/2020, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori