Italisë i shtohen hallet para ndeshjes me Shqipërinë, dëmtohen dhe dy lojtarë të tjerë
Lista e të dëmtuarve të Italisë po vazhdon të zgjerohet me kalimin e orëve. Pas Daniele De Rosit, Verratit dhe Belottit, do të kthehet në Romë edhe Lorenco Pelegrini.

Në një moment delikat si ky kur “Axurrët” presin Maqedoninë të premten dhe udhëtojnë të hënën për takimin e fundit eliminator ndaj Shqipërisë, shtohen problemet për trajnerin Xhan Piero Ventura.

Lojtari i Torinos, pas ndrydhjes së gjurit në ndeshjen ndaj Veronës, kishte një fije shprese për t’iu bashkuar kombëtares italiane, por dëmtimi i tij kërkon të paktën një muaj pushim, me sulmuesin që është rikthyer në Torino. /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2017, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori