E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Iu bllokua merkato, Chelsea apelon vendim në CAS
Chelsea ka apeluar zyrtarisht në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) lidhur me ndalimin e transferimeve të imponuar nga FIFA.

Klubi londinez u dënua në shkurt nga regjistrimi i lojtarëve të rinj për dy afatet e ardhshme të transferimeve, duke i bërë ata të marrin masa.

Por, kërkesa e tyre për embargon e transferimeve u refuzua nga FIFA, e cila zyrtarizoi vendimin e tyre.

Megjithatë, Blutë sot (e premte) kanë marrë masa tjera duke apeluar vendimin e tyre në CAS.

Nëse mbetet kështu, londinezët nuk mund të regjistrojnë asnjë lojtar të ri këtë verë apo janarin e ardhshëm, duke hedhur dyshime mbi të ardhmen e disa lojtarëve.

Ky apelim i Chelseat vjen pas më pak se 24 orësh pasi Manchester City paraqiti një apel te CAS-i mbi akuzat financiare të UEFA-s për Fair Play-in.

UEFA gjithashtu njoftoi të mërkurën se kishte pezulluar procedimet kundër Milanit derisa ankesa e tyre në trupin gjyqësor ishte zgjidhur.
Shtuar më 07/06/2019, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori