Iulianos i rri "12 sahati", edhe pas humbjes së radhës me Kamzën i qahet fatit
Pëlqej
I zhgënjyer për humbjen por i kënaqur me paraqitjen. Trajneri i Partizanit Mark Iuliano e ka të ardhmen e tij në stolin e Partizanit në fije të perit, por ai nuk dorëzohet ndërsa shton se janë drejtuesit ata që do të vendosin.

“ Është një mëkat, sepse skuadra po impenjohet por ka mjaftuar vetëm një episod për të humbur ndeshjet. Tifozët kanë të drejtë sepse duan rezultatet por më vjen vërtet keq pasi skuadra po luan mirë po krijon volum loje por nuk po shkojmë dot te goli” deklaroi italiani.

“ Puna ime është e vështirë, por unë jap gjithmonë maksimumin në atë që bëj. Krijojmë lojë por nuk shënojmë dhe kjo po na penalizon. Na ka munguar edhe fati. E ardhmja ime në stolin e Partizanit nuk është në dorën time, do të jenë drejtuesit ata që do të vendosin, unë dhe futbollistët po përpiqemi më të mirën tonë për këtë skuadër” tha Iuliano.

“ Do më mjaftonte të kisha në skuadër futbollistët që mungojnë për arsye dëmtimi. Nuk mund të flas tani për merkaton. Nëse do të kishim lojtarët që na mungojnë do të kishim me siguri një pozicion shumë më të mirë në renditje. Pasi po dominojmë kundërshtarin dhe e vetmja gjë që nuk po arrimë janë rezultatet negative. Nuk mendoj se zgjidhja për të ndihmuar skuadrën është largimi im. Do të vendosin drejtuesit për të ardhmen time, ajo që unë mund të bëj është të punoj më mirë” pwrfundoi Mark Iuliano. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2017, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori