Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Ivan Rakitic transferohet në Serie A?
Mesfushori Ivan Rakitic, lojtari kryesor në skemën e Ernesto Valverde, po mendon ta lërë Barcelonën, nëse klubi nuk i ofron rinovimin e kontratës.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta spanjolle ‘SPORT’.

Mos ofrimi i kontratës së re, mund të çojë Rakiticin drejt largimit nga Barcelona, me disa skuadra që po kërkojnë shërbimet e tij.

Në mesin e këtyre skuadrave është edhe Inter. Italianët pasi dështuan të kompletojnë transferimin e Luka Modric verën e kaluar, janë të gatshëm të nisin bisedimet me Barcelonën për Ivan Rakitic.

Në këto bisedime, Inter mund të përdorë edhe lojtarët kroat që ka në skuadër, për të bindur Rakitic që t’u thotë ‘PO’ italianëve nga Serie A. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2019, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori